DYLON

Deri në fund të javës do të vazhdojë i nxehti veror

Avatar photo Redaksia

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se deri në fund të javës do të vazhdojë i nxehti veror, porse do të ketë një rënie të vogël të vlerës së temperaturave ekstreme.

“Masat e ngrohta të ajrit të cilat janë stacionuar mbi gadishullin e Ballkanit do të vazhdojnë të qëndrojnë mbi vendin tonë edhe për disa ditë , por që vlerat e temperaturave ekstreme do të ulen për 1-3 gradë celsius, si pasojë e erës e cila do ta ndryshoj kahun nga veriu në drejtim të jugperëndimit dhe juglindjes duke krijuar kushte që vende-vende të ketë riga shiu, të cilat riga pritet të vazhdojnë edhe gjatë vikendit.

EkoHigjiena

Temperaturat minimale do ti ruajnë vlerat e deritanishme , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 32-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtë 1-8m/s”, thuhet në parashikimin e IHMK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.