Deri më tani në Kosovë: 2169 të infektuar, janë shëruar 1047, kanë vdekur 36, aktiv janë 1086 raste

Deri më tani në Kosovë: 2169 të infektuar, janë shëruar 1047, kanë vdekur 36, aktiv janë 1086 raste

Nga data 08 shkurt deri më 21 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Instituttin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 21.517 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultuan deri më sot gjithsej 2.169 raste, me gjithsej 36 raste të vdekjes të cilët, sipas IKSHPK-së, kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Prej tyre, të shëruar tashmë janë 1,047 pacientë, ndërsa raste aktive janë 1,086, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Në IKSHPK , thuhet se në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 20 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 8.962.853 raste të COVID-19 dhe 467.579 raste të vdekjes. /2LONLINE.com/

KOMENTE