DYLON

Deri më tani 85 qytetarë të Gjilanit e kanë humbur betejën me COVIID-19

Deri më tani 85 qytetarë të Gjilanit e kanë humbur betejën me COVIID-19
Avatar photo Redaksia

Sipas kreut të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pasqyra e përgjithshme e përballjes së Gjilanit me #COVID19 është kjo: nga 7268 testime, 2875 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 2556 janë shëruar, 85 e kanë humbur betejën me virusin, 234 raste aktive, 56 pacientë të konfirmuar me virusin janë në hospitalizim dhe 80 mostra në pritje.

“Pra, kemi një rënie të të infektuarve dhe rritje të numrit të të shëruarve, por ende në gjendje emergjente në shkallë rrezikshmërie është komuna jonë e dashur”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka kërkuar të angazhohemi për luftë të pa kompromis ndaj armikut të panjohur COVID19.

EkoHigjiena

“Arma e vetme është e lehtë: maska dhe distanca”, ka thënë i pari i Komunës së Gjilanit, Lutfi HAziri. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.