DYLON

Deri më 5 shkurt duhet të emërohet drejtori i AKI-së

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, bashkë me kryeministrin, Isa Mustafa i kanë më pak se tri javë afat për ta gjetur njeriun i cili do ta udhëheq shërbimin e inteligjent të shtetit.

Kjo urgjencë ka ardhur si rrjedhojë e dorëheqjes së Bashkim Smakajt nga posti i drejtorit të AKI-së. Me Ligjin për AKI-në, është e përcaktuar që :“Presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me Kryeministrin, emërojnë së bashku Drejtorin e AKI brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë”. Nisur nga fakti që Smakaj ka dhënë dorëheqje me 16 janar, dy liderëve të shtetit u mbetet që më së largu me 5 shkurt ta kenë emëruar shefin e ri të AKI-së, shkruan GazetaTribuna.

EkoHigjiena

Deri në atë kohë, AKI-në do e drejtoi zv/drejtori Muharrem Ajeti.

“Zëvendësdrejtori i AKI-së përkohësisht kryen dhe ushtron përgjegjësitë e drejtorit të AKI-së gjatë mungesës apo paaftësisë të drejtorit. Në rast të paaftësisë të përhershme, zëvendësdrejtori i AKI-së kryen dhe ushtron përgjegjësitë e drejtorit të AKI-së deri në kohën kur zëvendësimi i Drejtorit të KIA-s emërohet në mënyrë formale”, thuhet në ligj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.