Deri kur..!
Shkruan: Murat Mustafa
/2L ONLINE/ – Në këto vite kemi dëgjuar shpesh fjalët ‘pilot projekt‘ dhe strategji në fushën e arsimit . Duke filluar nga viti 2006-2010 pastaj 2010-2014 dhe së fundi 2016 -2020 , këto janë strategjitë nga MASHT-i. Prej t’gjitha strategjive, kjo e fundit si duket është më e mira prej tjerave, të paktën në letër, e që duhet të zbatohet në praktikë.Them se është më e mirë, sepse në ketë përfshihen pedagogët, psikologët dhe mjekët, që deri më tani nuk i kemi pasur, dhe të gjitha këto funksione deri tani, për fat të keq i ka zhvilluar mësimdhënësi.
Shpresoj, që kjo strategji të mos jetë vetëm në letër! Por, të zbatohet në praktikë, mësimdhënësi me ketë strategji, besoj se do të jetë më efikas dhe do të ketë rezultate, sepse puna e tij do të jetë ajo, që e ka profesion pra mësimdhënien e mësimnxënien. Për problemet tjera, është psikologu, pedagogu dhe mjeku. Strategjia duhet të jetë afatgjate, dmth. vazhdimisht të jetë zhvillimi i arsimit, e jo me periudha e me eksperimente vit mas viti, por , ndoshta strategjitë janë ‘’strategji’’ e disa individëve që këtë gjendje të mjerueshme në arsim t`a shfrytëzojnë, e ta zgjasin deri sa të përfundojnë studimet djemtë apo nipat, se ‘’masterat’’ dhe ‘’doktoraturat’’ i kanë baballarët!
Sistemi arsimor është në gjendje shumë të keqe dhe nuk jep shenja për përmirësimin e tij, po themi shenja, sepse deri sa të jetë politika vështirë se do të ketë përmirsime në fushën e arsimit! Gjendja në arsim është shumë më e keqe se para lufte, dhe kjo falë “intelektualëve doktorante“. Madje është shumë më e rëndë se edhe e viteve 1990/1999, kur sistemi arsimor detyrohej të punonte nëpër bodrume e pa pagesë! Para viteve 90-ta nje student ka regjistru një drejtim të cilin e ka vazhdu magjistraturën por edhe doktoraturën, dhe s`ka pasë qare pa dalë një profil i profilizuar për fushën e caktuar, ndërsa pas luftës së fundit, studentëve iu është mundësuar të mbarojnë studime bachelor në një fushë, të regjistroj e përfundoj masteri në një fushë tjetër, dhe në fund të doktoroj në fushë krejtë tjetër…! Këtu shtrohet pyetja, sa është e arsyeshme kjo dhe a ka bazë për fushën e caktuar, kur dihet si bazë e njohurive është fakulteti…?!
Që të kemi arsim cilësor, do të duhej, që politika dhe parapolitika ti largoj duart nga përzierja dhe depolitizimi i sektorit të arsimit, të fuqizohet inspektoriati i arsimit (SIA), dhe mundësisht të ketë inspektor për qdo lëndë, që përveq anës pedagogjike dhe metodike të jap këshilla edhe profesionale, sepse nevoja për këshilla gjithmonë ekziston, si aspektin pedagogjik, psikologjik e metodike. Këshilltarët do të duhej të këshillonin, të ndihmonin, e jo si këta inspektorë që kemi sot, të cilët nuk kanë punuar si mësimdhënës të drejtëpërdrejtë, që nga paslufta, dhe që merren kryesisht, me anët teknike si psh; data, procesverbale, mirëmbajtje të librit të klasës, pregatitjeve ditore, që edhe ashtu janë të parëndësishme, e jo me mbarvajtjen e orës mësimore, mësimdhënien dhe mësimnxënien dhe arritjen e rezultateve.
E kujtoj me nostalgji, ish profesorin tim të nderuar Besim Dyla, i cili na porosiste: “Të edukosh duhet të jesh vetë i edukuar, që të mësosh dike duhet të jesh arsimuar”. Pra, puna e mësimdhënësit nuk është vetëm dija, por edhe edukata. Për sa jemi të edukuar si shoqëri dihet…!? Me këtë dua të them se jo çdo kush që përfundon ndonjë fakultet duhet patjetër të jetë mësimdhënës.
Po jap dy shembuj të shteteve ku nxënësit e tyre, sa i përket cilësisë në arsim janë ndër vendet e para; Në Finland – nuk ka testim kombëtar për të matur rezultatet e mësimxënies, as ndonjë renditje shkolle, sa i përket cilësisë, por nuk ka as inspektorat arsimor. Pra, qëllimi është përmirsimi i të nxënit dhe shkollës në qdo vit dhe këtu nuk ka më strategji. Arsimtarët punojnë në mënyrë të pavarur dhe kanë autonomi profesionale po ashtu edhe shkolla. Pra pa “kontrollar” nga inspektorat dhe pa gara në mes shkollave prap është ndër vendet e para në botë!? Sepse aty secili e di rolin dhe përgjegjësinë që ka. Në Korenë e Jugut- mësimi zhvillohet me teknologji nga viti 2015, dmth. tekstet janë digjitale. Prandaj nxënësit e Koresë së Jugut dhe Finlandës kanë rezultate të shkëlqyeshme në testin PISA.
Përveq atyre masave, apo formave që ka ndërmarr MASHT-i, duhet t`i shtohen, edhe: – Depolitizimi i shkollave; – Duhet të rregullohet legjislacioni; – Rregullohet infrastruktura; – Reforma të mirëfillta – Të kthehet sistemi 4+4+4 – Mosha e pensionimit të jetë 55-60 vjet.
Me demagogji, gënjeshtra e dëshira, nuk do te kemi cilësi, dhe kot presim rezultate ! Shkollat e të gjitha niveleve janë të stërpolitizuara, legjislacioni nuk është i përshtatshëm për nivelin shoqërise sonë, ku për një “përdorim dhune” “tërheqje të veshit” shkon në polici apo gjykatë e procedurat për përdorim “dhune” zgjasin me muaj ndoshta edhe me vite. P.S (nuk po kërkojm me legjitimu dhunën) Reforma janë bërë në stilin shkel e shko, dhe normal që rezultatet mungojnë, sepse llogaria është bërë gjithëherë pa hangjiun ! Sistemi 4+4+4 duhet të kthehet patjeter, sepse me reformën ka pësuar më së shumti klasa 9-të, që është totalisht e gabuar, ku nxënësit nuk mund ti dallosh a është në kl.IX apo kl.X, sepse planprogrami është pothuajse i njejtë. Mësimdhënësit me këtë sistem dhe me këtë edukim të brezave, që po na vijnë, vështire se mund ta zhvillojnë procesin edukativo –mësimor, në moshë 61 vjeqare! /2L ONLINE/
Autori është mësimdhënës në Sh.F.M.U “Rexhep Elmazi”- Gjilan
