Deri kur kemi me duru?!
Nga: Afërdita Morina-Biffar
Qohen e bejne dasem nga 25 mije euro e fiuuuu per me e martu djalin, e çiken e percjellin me nje pasul me mish, tuj thane ne vend te urimit -shyqyr e rahatum- qe i bie – shyqyr qe e hoqem qafe.
Pa ju dhene asnje mbeshtetje kurre, tuj ja mohu trashegimin, tuj i keshillu me mshel gojen e me duru edhe dhunen qe me ba venin te burri, qe qellon te jete psikopat, maniak, dhunues e vrases.
Ani s’ka dert, qata e ka pase nafake, thone pa dhimbje e pa merzi. Se ciken e shohin si mallkim, si cope mishi, send pa vlere e pjelle per dere te huej..
Krisin revolet e tupanat kur u lind djali, ja krisin vajit e derdhin lote kur u lind çika.
Mendesi primitive. Shoqeri mesjetare. Arkaik.
1.5 milion banor, as sa nje mahalle e metropoleve, e perdite tronditemi nga kronika te zeza.
Nje grusht popull, prodhojme kriminel per krejt dynjane.
E mbyti gruan me sopate.
Tuj e rrahe e dhunu e mbyti nusen.
E vrau gruan dhe beben qe priste me e linde.
Shkoi e i vrau gruan dhe vajzen ne shtepi te babes…
…
Edhe sa vrasje?! Edhe sa viktima gra?! Deri kur kemi me duru?!
Shoqeri e burrave te dhunshem, psikopat e maniak.
Dy shpirta, dy engjuj te perqafuar qe sot u ngjiten ne qiell, qofshin kembana se u mbush kupa, se ka nevoje per nje shkundje e lekundje te madhe qe truri i mykur te na bie ne vend.