DYLON

Dërgon veturën për riparim të ulëses, zbulohet marihuanë e fshehur…

Dërgon veturën për riparim të ulëses, zbulohet marihuanë e fshehur…
Avatar photo Redaksia

Dërgon veturën për riparim të ulëses, zbulohet marihuanë e fshehur, policia pas kontrollit të detajuar gjen sasinë tjetër dhe po merret me hetimin e rastit.

Më datë 10.05.2025, rreth orës 21:00, Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e antidrogës në Gjilan kanë pranuar informatë nga një qytetar i cili, gjatë riparimit të ulëses së veturës së tij në Kamenicë, ka gjetur dy paketime të dyshuara me substancë narkotike.

EkoHigjiena

Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 1.8 kg marihuanë dhe vetura është sekuestruar për kontroll të mëtejshëm.

Më datë 11.05.2025, pas kontrollit të detajuar në stacionin policor në Gjilan, në ulësen e përparme të pasagjerit janë zbuluar edhe 1.873 kg shtesë të të njëjtës substancë.

Sasia totale e sekuestruar është rreth 3.6 kg marihuanë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e personave të përfshirë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.