/2L ONLINE/ – Në mëngjesin e datës 14 dhjetor policia ka arrestuar në shtëpinë e tij në Gjilan deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshin. Në po këtë ditë në Kuvendin e Kosovës ishte thirrur seancë, por ata që komandojnë policinë e Kosovës nuk kanë dashur ta lejojnë deputetin Kurteshi të ushtrojë detyrën e tij, për të cilën e kanë deleguar votuesit. Kurteshi është dërguar në paraburgim në Lipjan, ku po mbahet pa të drejtë, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
Ismajl Kurteshi po përndiqet politikisht, bashkë me deputetë e aktivistë të tjerë të opozitës. Ne nuk do të ndalemi së protestuari deri sa përndjekja e deputetëve dhe shtypjae opozitës të përfundojë.
Aksioni jonë është qytetar, qëllimet tona janë të drejta. Nuk po kërkojmë asgjë përveç të mirës së përgjithshme të Kosovës, dhe askush nuk duhet të përndiqet e të arrestohet për këtë.Lironi Ismajl Kurteshin, lironi aktivistët dhe deputetët e tjerë, thuhet n ëreagimin e Lëvizjes vetëvendosje./2L ONLINE/