DYLON

Dërgohen në mbajtje dy të dyshuar, shtetas të huaj, për kalim ilegal të kufirit

Dërgohen në mbajtje dy të dyshuar, shtetas të huaj, për kalim ilegal të kufirit
Avatar photo Redaksia

Me datën 25.07.2022 rreth orës 17:50, në fshatin Jashanicë, Komuna e  Leposaviqit,, Njësitet Policore Kufitare-DRK-Veri, kanë ndaluar automjetin Land Rover, ngjyrë e bardhë, me targa të huaja (ruse), në të cilin gjendeshin dy persona meshkuj,  B.G. (1954) dhe A.F. (1986), me shtetësi franceze, të cilët kishin hyrë nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së  Kosovës duke kaluar në mënyrë ilegale vijën kufitare.

Dyshohet se të dyshuarit duke përdorur rrugët ilegale kane hyrë në Republikën e Kosovës,  me ç’ rast të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’. Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kompetent i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i cili ka autorizuar inicimin e rastit dhe  me vendim të prokurorit,   të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

EkoHigjiena

Njësi relevante të Policisë së Kosovës janë duke e trajtuar dhe hetuar rastin. /2LONLINE/