DYLON

Derbi SC Gjilani – FC Drita përfundon pa gola, Gjilani e shpreson akoma Evropën!

Derbi SC Gjilani – FC Drita përfundon pa gola, Gjilani e shpreson akoma Evropën!
Avatar photo Redaksia

Java e 35-të, e parafundit, e Superligës së Kosovës në Futboll, ka sjellë rezultate interesante dhe emocione të shumta, duke bërë që shumëçka t’i lihet për t’u vendosur xhiros së fundit. Garë e hapur ka mbetur për vendin e tretë, që siguron pjesëmarrje në garat evropiane, por edhe për qartësim të asaj se cila skuadër do të bie nga liga, e cila do të mbetet në barazh.

Kur jemi te dueli i sotshëm i dy skuadrave gjilanase, derbi mes Gjilanit dhe Dritës përfundoi pa gola (0:0).

EkoHigjiena

Siç dihet, Drita tahsmë e ka siguruar titullin e kampionit dhe i mbetet vetëm ta ngiss trofeun dhe ta festojë këtë triumf, ndërsa Gjilani vazhdon të shpresojë për pozitën e tretë që siguron pjesëmarrje në garat evropiane.

Gjilani me pikën e sotme, ka të grumbulluara 50 pikë dhe ndodhet në vendin e katërt, dy më pak se Malisheva që është e treta me 52 pikë dhe një më shumë se Ferizaj, i pesti në tabelë.

Në xhiron e fundit, të 36-tën, Gjilani do të luajë në udhëtim ndaj Ferizajt, ndërsa Malisheva do të luajë në kryeqytet ndaj Prishtinës. Këto takime mund ta përcaktojnë pozitën e tretë.

Ndërkohë, Llapi e Suhareka kërkojnë barazhin. Llapi e mirëpret Dukagjinin e Suhareka – Ballkanin.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.