DYLON

Derbi lokal i takon Zhegrës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Dueli ndërmjet Dritës dhe Zhegrës u ka takuar këtyre të fundit me shifrat 29:31. Në një ndeshje mjaft atraktive për shikuesit e shumtë që ishin në numër, hendbollistët e zhegrës ia dolën që ta gëzonin fundin e ndeshjes duke regjistruar një tjetër fitore pas asaj të arritur në vikend ndaj Trepçës.

Zhegra regjistron fitoren e tretë më rradhë, por ndoshta për nga rëndësia kjo përballë rivalit lokal Drita mund të jetë më e vlefshmja. Dueli i zhvilluar në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan, u shoqërua nga një numër i madh shikuesish të cilët patën se çfarë të shohin. Një ndeshje mjaft atraktive, në të cilën Zhegra kishte një dominim të lehtë që nga fillimi i takimit. Por, atë dominim në fund e kurorëzoi me fitore, me ç’rast i gëzoi edhe tifozët e saj të cilët ishin të pranishëm.

EkoHigjiena

KH Drita 29:31 KH Zhegra

/2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.