(2L ONLINE) – Drita dhe Zhegra luajnë derbin e xhiros së tretë të Superligës së Hendbollit të Kosovës. Për më tepër dy skuadrat do përballen në derbin e lokal, me ç’rast kërkojnë të triumfojnë për marrë epitetin e skuadrës më të mirë në qytet.
Ethet e derbit lokal po afrohen, deri sa në mesjavë do ballafaqohen Drita dhe Zhegra mes vete. Duel ky që gjithmonë ka zgjuar interesimin e shikuesve gjilanas, prandaj një numër i madh i tyre priten të jenë prezent edhe në këtë takim. Dy skuadrat ndodhen në përgatitjet e fundit para duelit të së enjtës mbrëma, me ç’rast kërkojnë të marrin pikët e plota nga kjo përballje.
Arbër Sylejmani, gardiani i portës së Dritës shpret i bindut në triumfin e skuadrës së tij, por për të arritur deri te suksesi ai kërkon pëkrahjen e tifozëve “Intelektualët” dhe qytetarëve gjilanas që gjithmonë kanë jetur dhe kanë frymuar bardh e kaltër për Dritën.
“Zhegra ka një skuadër të fortë, mbi të gjitha një trajner mjaft të mirë që e njeh skuadrën tonë. Ne e dime që nuk do të jetë e lehtë, por jemi përgatitur maksimalisht dhe në këtë ndeshje hymë vetëm për fitore. Kërkojmë mbështetjen e tifozëve tanë dhe gjithë qytetarëve gjilanas për të dalë në fund fitimtar nga kjo ndeshje. Gjithashtu kërkoj edhe nga bashkëlojtarët e mi të japim maksimumin për këtë duel, sepse ky takim do jetë motivues edhe për ndeshjet e rradhës në vazhdim”, theksoi Sylejmani për Portalin 2LONLINE.com
Gëzim Misni, hendbollist i skuadrës së Zhegrës në anën tjetër thekson se do jetë një ndeshje mjaft e fortë dhe se favorit në këtë ndeshje nuk ka.
“Do jetë një duel i vështirë, për faktin se është derbi dhe dy skuadrat kërkojnë fitoren. Favorit në këtë ndeshje nuk fituesi nuk do të dihet deri në fund. Si në çdo ndeshje tjetër presim përkrahjen maksimale të tifozëve tanë dhe besoj se me ndihmën e tyre ne në fund do të dalim fitimtar”, theksoi Misini për 2LONLINE.com
Të enjen me fillim nga ora 19:00, të gjitha rrugët qojnë në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan. (2L ONLINE)