DYLON

Derbi i zjarrtë përfundoi baras

Derbi i zjarrtë përfundoi baras
Avatar photo Redaksia

Derbi i zjarrtë në mes të FC Drita dhe SC Gjilani ka përfunduar pa fitues, pasi këto skuadra kanë barazuar 1 me 1.

Në këtë ndeshje derbi të javës së 17-të të Superligës së Kosovës në Futboll,  u zhvillua një lojë e fortë nga të dyja palët, të cilat treguan se sa shumë e duan fitoren, sidomos në pjesëlojën e dytë ishte një ballafaqim i luftuar nga të dyja palët, por se në fund ndarja në paqe, me barazim, ishte epilogu i këtij derbi.

EkoHigjiena

E para shënoi skuadra bardhë e kaltër, në minutën e 74-të e takimit, përmes Arb Manaj, që shënoi me kokë, por gëzimi i skuadrës dhe tifozëve të Dritës zgjati vetëm 4 minuta, pasi në minutën e 78 erdhi goli i barazimit, përmes Armend Thaqit, nga gjuajtja e lirë.

Pra, pa fitues përfundoi derbi i radhës në mes të këtyre dy rivalëve të përbetuar, por që mund të thuhet se ishte një epilog real i këtij ballafaqimi.

Përndryshe, kujtojmë edhe dy momente që e karakterizuan këtë derbi.

Para fillimit të takimit, gardiani i Dritës. Faton Maloku është nderuar me një dhuratë me fanellën e FC Drita, pasi ishte hera e 200-të që u paraqit me fanellën e kësaj skuadre.

Si dhe, përjashtimi i trajnerit të Dritës, Zekirija Ramadani, pas u ndëshkua me dy të verdhë për shkak të protestave nga ana e tij.

Përndryshe, pas javës së 17-të, FC Drita është e pozicionuar në vendin e 5-të, në tabelë dhe ka 25 pikë, por kujtojmë se ka edhe një takim më pak të zhvilluar, ndërsa SC Gjilani është në pozitën e 6-të, në tabelë me 23 pikë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.