DYLON

Derbi i takon Dritës

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Ndeshja kryesore e javës së tretë në konkurrencën e femrave në volejboll, ndërmjet Dritës dhe Universitetit AAB ia ka takuar gjilanasve të cilat mposhtën bindshëm universitaret.

/DRITA – UNIVERSITETI AAB 3:0 (25:15, 25:23, 26:24)/

EkoHigjiena

Fillim i shkëlqyer i Dritës, përkundër ndryshimeve të shumta në përbërje që në start të ndeshjes tregon fuqinë e saj. Seti i parë i ndeshjes foli gjithçka në favor të vashave të drejtuara nga Lorik Ilazi që me mjaft lehtësi ia dalin të triumfojnë, (25:15).

Në setin e dytë universitaret që këtë edicion po udhëhiqen nga Shemsije Asllanaj, janë këndellur por përsëri gjenden nën regjimin e gjilanaseve të cilat e fitojnë mjaft ngushtë këtë set të lojës, (25:23).

Seti i tretë i lojës do të ishte edhe i fundit, përkundër se volejbollistet nga AAB-ja kishin mundësinë të ktheheshin në lojë pasi ishin një pikë larg suksesit. Sikurse në dy setet e para edhe në të tretin vashat e Dritës treguan përkushtim maksimal dhe ia arritën ta rikthenin rezultatin duke e mbyllur ndeshjen në favorin e tyre, (26:24).

Kjo është fitorja e tretë me rradhë e Dritës me rezultat të pastër dhe e ndjekur nga Skenderaj e Kastrioti e kryeson renditjen, ndërkohë kjo është disfata e dytë e Universitetit AAB, që nuk po kalon formë të mirë në këtë fillim sezone.

DRITA – UNIVERSITETI AAB 3:0

Palestra: ‘’Bashkim Selishta – Petriti’’
Vendi: Gjilan
Shikues: 100
Gjyqtarë: Senad Haxha, Faton Mustafa

Drita: A.Ilazi, M.Abazi, B.Kadriu, O.Syla, B.Jaha, V.Kadriu, R.Leka, L.Mehmeti, F.Shabani, F.Hyseni, I.Salihu. Trajner: Lorik Ilazi.

Universiteti AAB: L.Simnica, D.Asllanaj, A.Rrustemi, M.Aliu, E.Muçolli, G.Mustafa, E.Muçolli, B.Hyseni, V.Tafili, M.Shabani. Trajner: Shemsije Asllanaj.

/Drilon SYLEJMANI / 2L ONLINE/
/Foto: kvdrita/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.