Derbi mes Dritës dhe Ballkanit, i ka takuar kësaj të parës, e cila me një fitore minimale, por të vlefshme, ka përmbyllur me fitore dhe tri pikë të reja, javën e gjashtë të Superligës së Kosovës në Futboll.
Për këtë fitore të skuadrës gjilanase, vendosi goli i Albert Dabiqaj në minutën e 83-të, të takimit.
Kështu, skuadra bardhë e kaltër që drejtohet nga Zekirija Ramadani, tani nga katër xhiro, i ka tri fitore dhe një humbje, për të grumbulluar 9 pikë, por se rikujtojmë se i ka edhe dy takime të pazhvilluara nga javët e mëhershme, për shkak të angazhimit që kishte në arenën ndërkombëtare. /2LONLINE/