DYLON

Derbi i takoi Dritës

Derbi i takoi Dritës
Avatar photo Redaksia

Java e 26-të e Superligës së Kosovës në Futboll solli derbin ndërmjet SC Gjilanit dhe FC Dritës që e fitoi skuadra “bardh e kaltër”, duke marrë me këtë fitore edhe kreun e tabelës së klasifikimit.

Fitorja e Dritës erdhi me rezultat minimal me golin e vetëm që e shënoi Veton Tusha në minutën e fundit të kohës së rregullt të pjesëlojës së parë.

EkoHigjiena

Për më keq, për skuadrën e Gjilanit, që iu prish “matematika” krejtësisht, pas këtij goli, Albin Prapashtica u ndëshkua direkt me të kuq, pas një ndërhyrje ndaj lojtarit kundërshtar, duke e lënë kështu skuadrën e tij komplet në pjesëlojën e dytë me një lojtar më pak, transmeton 2LONLINE.

45 minutat e dyta nuk sollën ndryshim rezultati, duke bërë që  ky derbi t’i takojë Dritës.

Tani, kjo skuadre i prin valles, në Superligë ne Kosovës në Futboll, pasi kryeson tabelën me 48 pikë, tri më shumë se Ballkani që e ndjek pas, derisa në pozitën e tretë tani ka kaluar Prishtina me 41 pikë, e katërta Malisheva me 40 pikë, e Gjilani  i pesti me 39 pikë, e kështu me radhë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.