DYLON

Derbi i takoi Dritës

Derbi i takoi Dritës
Avatar photo Redaksia

Derbi, Gjilani – Drita, i ka takuar skuadrës “bardhë e kaltër” që drejtohet nga Zekirija Ramadani, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të javës së tetë të Superligës së Kosovës në futboll.

Gjilanit i takoi pjesëloja e parë pasi e përbylli në avantazh (1:0), me golin që e realizoi Aganspahiq nga penalltia, por se Drita u rikthye në pjesëlojën e dytë, duke shënuar dy herë, fillimisht përmes Balajt, për t’u barazuar rezultati dhe më pas edhe me golin e Dabiqajt, për avantazh (1:2), rezultat ky që mbeti deri në fund të takimit.

EkoHigjiena

Kështu, Drita me këtë fitore tani më ka 11 pikë dhe ngjitet në pozitën e katërt, e Gjilani mbetet në fund të tabelës me 7 pikë.

Edhe Drita edhe Gjilani, kanë kualitete përbrenda vetes dhe se pritet që me kalimin e xhirove, të gjejnë vetëm në ato pozita në tabelë, konformë edhe synimeve që i kanë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.