DYLON

Derbi Drita – Gjilani mbyllet me barazim

Derbi Drita – Gjilani mbyllet me barazim
Avatar photo Redaksia

Derbi më i madh në vend, në mes Dritës dhe Gjilanit, është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1,  ballafaqim  ky i luajtur  në stadiumin e qytetit të Gjilanit, në kuadër të javës së 24-të të Superligës së Kosovës në futboll.

E para në avantazh erdhi skuadra e Gjilanit me golin e shënuar nga Shend Kelmendi (20’),  rezultat më të cilin u mbyll edhe pjesë loja e parë. Në pjesë ne dytë  Drita  e barazoi rezultatin përmes Ilir Blakqori (53’),  dhe rezultati 1-1, ishte edhe epilogu përfundimtar i këtij derbi.

EkoHigjiena

Përndryshe, loja në fushë, herë pas here me tensione,. Ishte e mirë dhe interesante që do të mund të prodhonte edhe një rezultat tjetër, derisa atmosfera si zakonisht ishte spektakulare nga të dyja grupet e tifozëve, “Intelektualët dhe “Skifterët”.

Përndryshe, Gjilani me këtë barazim tani ka 47 pikë, e dyta në tabelë,  ndërsa Drita  ka 42 pikë, e treta në tabelë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.