Nga: Uvejs LATIFI
(2L ONLINE) – Deratizim quhet shkatërrimi dhe zhdukja e brejtësve të dëmshëm. Kjo masë ka rëndësi të madhe profillaktike dhe higjeniko-sanitare. Duke pasur parasysh rrezikun e madh që paraqesin brejtësit ne bartjen dhe përhapjen e numrit të madh të shkaktarëve të sëmundjeve infektive dhe parazitare te kafshëve dhe të njerëzve, si dhe dëmet e mëdha që i shkaktojnë ekonomisë ky proces duhet të kryhet rregullisht në kuadër të masave të tjera profillaktike.
Përfaqësues kryesore të brejtëse te ne janë miu i madh dhe miu shtëpiak. Përveç këtyre rrezik te madh nga aspekti epizologjik – epidemiologjik, e sidomos për shkak të dëmeve te mëdha ekonomike që shkaktojnë në sipërfaqen bujqësore, paraqesin mitë e fushave. Ka shumë lloje dhe nën lloje të tyre.
Metodat e luftës kundër brejtësve
Për shkak të rolit dhe ndikimeve epizologjiko-epidermiologjike të përmendura më lartë si dhe dëmeve të mëdha ekonomike që shkaktojnë brejtësit është më se e nevojshme zhdukja e tyre në mënyrë të organizuara dhe sistematike.
Metodat e luftës kundër brejtësve mund të jenë të ndryshme.
Përdoren shumë metoda prej të cilave po përmendim:
1) Metoda mekaniko-fizike
2)Metoda biologjike
3)metoda kimike
Secila prej këtyre metodave të përmendura që do të përdoret m`varet prej llojit te brejtësve mjedisit ku realizohet kjo masë dhe prej mjeteve që kemi. Shpesh në praktikë kombinohen dy ose me shumë metoda së bashku.
Metoda mekaniko-fizike
Mjetet mekaniko-fizike kanë rëndësi të madhe në zhdukjen e minjve. Ndër to po përmendim: Kurthat, masat ngjitëse etj.
Metodat biologjike
Në natyrë jetojnë shumë lloje të kafshëve të cilat, duke u bazuar, instinktin e tyre natyrorë janë armiq të brejtësve. Prej kafshëve të egra bëjnë pjesë: Dhelpra, bukla etj. Kurse për atyre shtëpiake janë: qentë dhe macet.
Nga shpendët aftësi të veçantë për zhdukjen e minjve tregojnë skifteri dhe shqiponja
Metoda kimike
Sot përdorim më të gjerë kanë mjetet kimike Rodenticidet. Grupit i rodenticideve përfshinë numër të madh përzierjesh dhe komponimeve kimike specifike dhe jo specifike për lloje të veçanta të brejtësve të cilat me sukses të madh ose më të vogël shfrytëzohen për deratizim. /2L ONLINE/
/foto www.fauna-ks.com/