DYLON

Deputeti Kamberi: Policia multietnike po rrezikon të zhduket

Deputeti Kamberi: Policia multietnike po rrezikon të zhduket
Avatar photo Redaksia

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi,  përmes një postimi në profilin e tij ka paralajmëruar se Policia multietnike po rrezikon të zhduket, andaj ka kërkuar program të veçantë për punësimin e të rinjve shqiptarë dhe boshnjakë në polici.

Kamberi ka bërë me dije se bashkë me deputetët e SDA nga Sanxhaku, Ahmedin Shkrijel dhe Minela Kalender, kanë inicuar hartimin e një programi të veçantë për punësimin e të rinjve shqiptarë dhe boshnjakë në strukturat policore në të gjitha komunat dhe qytetet ku jetojnë shqiptarët dhe boshnjakët.

EkoHigjiena

Sipas deputetit Kamberi, punësimet e deritanishme, sidomos ato të 10-vjeçarit të fundit, nuk kanë garantuar përfaqësim të drejtë dhe kjo ka zvogëluar dukshëm numrin e shqiptarëve dhe boshnjakëve në polici dhe ka sjellë mospërputhje serioze në strukturën e policisë lokale, duke cenuar besimin dhe ndjenjën e sigurisë tek qytetarët.

“Prandaj në iniciativën që i kemi dërguar Kryeministrit të Serbisë kemi kërkuar që të inicohet Program i veçantë për punësimin e të rinjve shqiptarë dhe boshnjakë si parakusht për ekzistimin e policisë multietnike. Programi i lartëpërmendur të vazhdojë derisa përbërja e policisë të pasqyrojë realisht përbërjen kombëtare të popullsisë në Luginën e Preshevës dhe Sanxhak. Në vitin 2001, me ndërmjetësimin e OSBE-së, u krijua një model i suksesshëm i policisë multietnike që solli stabilitet dhe besim. Sot, është koha të rikthejmë dhe forcojmë këtë model”, ka thënë Kamberi.

Sipas tij, një program i tillë do të përmirësonte sigurinë dhe do të pasqyronte në mënyrë të drejtë strukturën e popullsisë në këto komuna dhe qytete.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.