DYLON

Deputeti Kamberi nga Lugina: Të lirohet Kurti dhe të fillohet dialogu

Avatar photo Redaksia

Deputeti shqiptar në kuvendin e Republikës së Serbisë, njëherësh edhe nënkryetar i partisë më të madhe shqiptare në Luginën e Preshevës (PVD), Shaip Kamberi ka kërkuar lirimin e të gjithë të burgosurve të opozitës si parakusht për fillimin e një dialogu politik.

“Ndjeshmëria e situatës politike dhe problematikat rreth Asociacionit të Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe dhe demarkacionit me Malin e zi nuk mund të zgjidhen duke arrestuar dhe përjashtuar deputetë opozitarë por duke filluar një dialog të mirëfilltë politik për ndërtimin e një konsensusi politik rreth temave përkatëse. Kjo duhet të paraprihet me lirimin e të gjithë pjesëtarëve të opozitës nga burgjet, përfshirë edhe Albin Kurtin. Kësisoj, nuk mund t’i ndihmohet as Luginës së Preshevës”, ka postuar Kamberi në profilin e tij në facebook./Titulli.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.