DYLON

Deputeti Ismajl Kurteshi po qëndron në Bursa të Turqisë

Deputeti Ismajl Kurteshi po qëndron në Bursa të Turqisë
Avatar photo Redaksia

Deputeti i Kuvendit te Republikës, njëherit përfaqësues në Komisionin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare te PBEJL-së, për Zhvillim Social, Arsim, Hulumtim dhe Shkencë, Ismajl Kurteshi, po merr pjesë në takimet e rregullta të këtij Komisioni, të cilat janë organizuar nga Kuvendi i Madh Kombëtar i Turqisë, e që po mbahen në Stamboll dhe Bursa të Turqisë .

Punimet do të zhvillohen sot dhe nesër (21-22 prill 2017). Raportues për Komisionin është delegacioni i Turqisë.

Deputeti Kurteshi ne fjalën e tij theksoi problemin e mos zbatimit të njohjes se diplomave të Universiteteve të Kosovës nga ana e Serbisë, edhe përkundër nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel ne mes Prishtinës e Beogradit për njohje të diplomave.

EkoHigjiena

Ai theksoi problemin e studentëve të Preshevës e Bujanocit të cilët studiojnë në Kosovë, të cilëve nuk u njihen diplomat në Serbi.

Nga të gjitha delegacionet, në veçanti nga delegacioni i Beogradit , z. Kurteshi kërkoi që të shtyjnë përpara zgjedhjen e këtij problemi të rëndësishëm- të impelentimit të marrëveshjes e kjo do të ishte kontribut i drejtpërdrejtë i bashkëpunimit regjional, për të cilin është thirrur edhe ky takim.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.