DYLON

Deputeti Berisha i tronditur nga lajmi për vdekjen nga të ftohti i foshnjës tremuajsh

Avatar photo Redaksia

Veton Berisha, Deputet i Kuvendit të Kosovës, përfaqësues i komunitetit Egjiptian thotë të jetë i shqetësuar jasht mase nga vdekja nga i ftohti i foshnjës 3 muajsh Enis Manxhuki nga Gjakova i cili i takonte komunitetit Egjiptian .

“Kosova dhe kjo shoqëri Kosovare nuk është në gjendje të mirë deri sa ka arritur në atë nivel që për ekzistencë dhe duke qenë në prag të mbijetesës të na vdesin foshnjet nga i ftofti dhe uria dhe atë para syve të institucioneve qendrore dhe lokale . Para pak qasteve mora lajmin për vjdekjen e Enisit të vogël 3 muajsh, një rast i cili më tronditi aq shumë sa që vërtetë kam filluar të mendoj se sa DISKRIMINUES është ky shtet dhe kjo shoqëri ndaj qytetarëve të nivelit me gjendje të varfër dhe me theks të veqant ndaj bashkësisë time etnike Egjiptiane të shumë vuajtur ku në një vend dhe në shoqëri të quajtur “Kosovë Demokratike”me perspektivë Europiane të na vdesin fëmijët në formë më SKANDALOZE të mundshme. Jam dëshmitar dhe posedoj plotë fakte të shkruara drejtuar institucioneve qendrore dhe lokale për zgjidhjen e nevojave të komunitetit Egjiptian qoft për strehim , punësim , edukim dhe jetë më të mirë por që po hasin në veshin e shurdhër vazhdimish!!! Athu pse ndodh që komuniteti Egjiptian të jetë aq i diskriminuar dhe i injoruar nga të gjitha qeverisjet e deritanishme në Kosovë qoft lokale dhe qendrore “, thotë Berisha.

EkoHigjiena

Ai pyet se si ka mundësi që ky shtet të mos e mbështes komunitetin tim Egjiptian i cili kontribuoj aq shumë për këtë vend dhe si ka mundësi të mbështes dhe të zhvilloj aq shumë të tjerët të cilët ishin edhe armik i këtij vendi!!?? A duhet që politikat zhvillimore të vendit të drejtohen në atë formë që të favorizohet një grup në masë të madhe dhe të diskriminohet një grup tjetër që është i “Dëgjueshëm” dhe që është i pafuqishëm dhe që nuk është i rëndësishëm as për faktorin ndërkombëtar.

“E dëgjoj arsyen zyrtare të komunës së Gjakovës e cila thotë se familja Manxhuki është e ardhur nga Prizreni , dhe unë pyes komunën se Prizreni a nuk është në Kosovë dhe a nuk është fëmija dhe familja Manxhuki në radhë të parë njerëz dhe atë shtetas të Kosovës!!?? Nuk mendoj se duhet ikur përgjegjësive në forma të tilla. A duhet që gjithmonë të presim të na vdesin fëmijët nga i ftohti dhe duke u mbytur nga qentë endacak në kontinier duke mbledhur mbeturina për ekzistencë që dikush të ndjej dhimbje ndaj nesh !? Flas me bindje të plotë që secili përfaqësues politik pa dallim në Kosovë në zgjedhje lokale dhe qendrore gjithherë i kërkojnë dhe i marrin votën e komunitetit Egjiptian në emër të mbështetjes dhe zhvillimit por kjo ndodh vetëm gjatë fushatës zgjedhore dhe pastaj harrohen!

“Nga kjo komunikatë bëj thirrje gjithë institucionet relevante që njëherë e përgjithmonë të kthejnë kokën ndaj nesh,të na trajtoj barabartë dhe se e them hapur se nuk kemi nevojë për dokumente strategjike kinse për integrimin e pakicave veç sa për promovim ndërkombëtar por i ftoj realisht dhe pa politika tinëzare që njëherë e përgjithmonë të e mbështes komunitetin Egjiptian dhe të na mundësoj të jetojmë me DINJITET sepse këtë e kemi merituar. Më lejoni që të ngushëlloj familjen Manxhuki dhe lutem që kjo ngjarje të jetë e fundit në komunitetin tim dhe vazhdoj me mendua se ky pushtet qendror dhe lokal ka detyrime ndaj nesh dhe popullit tim dhe nuk do të ndalem asnjëherë të e them se sa të diskriminuar jemi”, thotë Veton Berisha, Deputet i Kuvendit të Kosovës, përfaqësues i komunitetit Egjiptian në Kosovë.