DYLON

Deputetëve Kurtit dhe Haxhiut i është hequr masa e arrestit shtëpiak

Avatar photo Redaksia

Gjykata e Apelit e Kosovës, të premten ka vendosur që të akuzuarve Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, t’u ndërpritet masa e arrestit shtëpiak, dhe të njëjtit të lirohen për t’u mbrojtur në liri.

Kështu kolegji penal prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, ka aprovuar si të bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, të personave në fjalë, kundër dy aktvendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të nxjerra me 28 dhjetor të vitit të kaluar dhe më 6 janar të këtij viti.

EkoHigjiena

Sipas vlerësimit të Gjykatës se Apelit, pretendimet ankimore janë të bazuara, ngase sikurse del nga shkresat e lëndës, nuk plotësohet asnjeri prej kushteve të veçanta, të parapara në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, mbi bazën e të cilave të pandehurve iu është vazhduar masa e arrestit shtëpiak.

Kjo për faktin se atyre u dihet identiteti, vendbanimi, si dhe nuk ekzistojnë rrethana tjera të cilat tregojnë, se ekziston rreziku i ikjes, arratisjes, apo përsëritjes se veprës penale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.