DYLON

Deputetët vazhdojnë të marrin pagat prej 1488 eurosh

Avatar photo Redaksia

Edhe pse Kuvendi nuk është aktiv, deputetët marrin pagë prej 1488 eurosh. Që nga momenti kur janë betuar e deri më tash, 107 deputetë janë paguar nga buxheti i shtetit me 398 mijë e 40 euro.

Rrallëherë u takuan në sallën e Kuvendit të Kosovës, prandaj muhabetet e tyre aty ishin të pakta. Ndonëse më 17 Korrik, kur edhe nisi seanca konstituive e legjislaturës së 5-­të, të zgjedhurit e popullit e dhanë betimin se do të punojnë me dinjitet dhe për interesa të shtetit, në këtë sallë u bë shumë pak debat. Por, joefikasiteti nuk ndikoi në pagat mujore. Ata vazhdojnë t`i marrin rrogat.

EkoHigjiena

RTK ka kontaktuar me disa prej tyre dhe ata kanë konfirmuar se në fund të muajit shtator u është dhënë rroga e tretë.

Meqë seanca e parë e konstituimit të Kuvendit ishte mbajtur më 17 Korrik, atë muaj, deputetët kanë marrë gjysmë page, në vlerë prej 744 eurove.

Ndërsa në gusht e shtator ata janë paguar me rrogë të plotë, vlera bazë e të cilës është 1 mijë e 488 euro.

Në sekretariatin e Kuvendit të Kosovës thonë se këtë shumë e kanë gëzuar 107 deputetë.

Për këtë periudhë gati tremuajshe i bie që një deputet i Kosovës, arkës së shtetit i ka kushtuar 3 mijë e 720 euro, ndërsa komplet legjislatura e re ka zbrazur buxhetin për 398 mijë e 40 euro.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.