DYLON

Deputetët shqiptarë takohen me ministrin Selakoviq

Avatar photo Redaksia

Deputetët shqiptarë nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Parlamentin Republikan, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi, janë takuar sot me ministrin e drejtësisë në qeverinë e Serbisë, Nikolla Selakoviq

Në takimin e zhvilluar me ministrin, cili do të jetë pjesë edhe i qeverisë së re, është biseduar rreth funksionimit të gjyqësorit në Bujanoc dhe Preshevë. Dy deputetët e PVD-së kanë kërkuar nga ministri aktual (dhe i ardhshëm) i drejtësisë që në përbërjen e Qeverisë së re të zgjidhen këto tema:

EkoHigjiena

Përfaqësimi adekuat i shqiptarëve në gjyqësorin e dy komunave, përshpejtimin e procedurës për zgjedhjen e gjykatësit për kundërvajtje në Preshevë dhe dy gjykatësve në Gjykatën komunale në Bujanoc nga radhët e kuadrove shqiptarë, zgjedhjen e përkthyesve gjyqësorë jo vetëm në Gjykatën për kundërvajtje dhe themelore ne Preshevë dhe Bujanoc, por edhe në Gjykatën dhe prokurorinë e shkallës së dytë në Vranjë.

Në kumtesën e pranuar nga portalit informativ Titulli, mes tjerash thuhet se temë bisede ishte edhe pranimi i praktikantëve të rinj në organet e sistemit gjyqësorë.

“Në takimin e zhvilluar në Beograd mes deputetëve shqiptar dhe ministrit Selakoviq u bisedua edhe për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrjetin e gjykatave, i cili ka anashkaluar kërkesat e shqiptarëve për ekzistimin e institucioneve gjyqësore në këto dy komuna”, thuhet në kumtesën e shërbimit për informim të deputetëve shqiptar.

Mëtej, nënvizon njoftimi se vazhdimi i reformës së sistemit gjyqësorë është obligim që imponohet nga procesi i integrimit në Bashkimin Evropian është potencuar në takim, që do të ketë reflektim për përmirësimin e gjendjes aktuale në sistemin gjyqësorë në Luginën e Preshevës.

Dy deputetët shqiptarë gjatë fushatës parazgjedhore me rastin e zgjedhjeve parlamentare, patën premtuar se do të angazhohen për të drejtat e shqiptarëve të Luginës, ndërsa takimi i sotëm i cili pritet të japë rezultatet pas themelimit të Qeverisë së re të Serbisë, mund të shihet si fillim i mbarë i përmbushjes së premtimeve të dhënë elektoratit shqiptarë në Luginë

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.