DYLON

Deputetët shqiptarë pa propozime për ligjin e regjistrimit të popullsisë në kuvendin e Serbisë

Deputetët shqiptarë pa propozime për ligjin e regjistrimit të popullsisë në kuvendin e Serbisë
Avatar photo Redaksia

Deputetët shqiptarë nuk marrin pjesë në votimin për  ndryshimin e Ligjit mbi regjistrimin e popullsisë, ekonomive bujqësore dhe banesave ne vitin 2021 të aprovuar nga parlamenti i Serbisë në seancën e fundit, shkruan Titulli.com

Sipas të dhënave të publikuar në platformën otvoreniparlament deputetët shqiptarë të zëshëm për deklarata politike për konsum lokal parcial, Shaip Kamberi, Nadije Beqiri dhe Argjend Bajrami nuk gjetën kohë për të qenë prezentë dhe dhënë ndonjë propozim në interes të pakicës shqiptare në Serbi.

EkoHigjiena

Ky ligj i aprovuar mes tjerash parasheh procesin e regjistrimit të popullsisë të planifikuar për periudhën 1-30 prill 2021 do të kryhet në periudhën 1-31 tetor 2021 dhe është thënë se nuk do të ketë pasoja negative, transmeton Titulli.com.

Seanca e miratimit të këtij ligji është mbajtur të mërkurën më 7 prill dhe kjo nuk është hera e parë që deputetët shqiptarë përveç deklaratave politike nuk janë aktiv në propozimin e ligjeve të ndryshme që mundë të jenë në interes edhe të shoqërisë shqiptare në Luginë të Preshevës.

Ndryshimet e votuar të këtij ligji mundë t’i lexoni në platformën otvoreniparlament.

Në kuvendin e Serbisë janë të përfaqësuar 3 deputetët shqiptarë që janë pjesë e grupit parlamentar Lugina e Bashkuar-SDA Sanxhak.

BURIMI: Titulli.com/