DYLON

Deputetët mirëpresin marrëveshjet e nënshkruara me Shqipërinë për Diasporën

Deputetët mirëpresin marrëveshjet e nënshkruara me Shqipërinë për Diasporën
Avatar photo Redaksia

Kryesuesja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, Vjosa Osmani, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh deputeti Visar Ymeri, dhe anëtarët e tjerë të komisionit parlamentar i kanë mirëpritur marrëveshjet e arritura me Republikën e Shqipërisë në fushën e diasporës dhe kanë kërkuar implementimin sa më të shpejtë të tyre.

Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka raportuar para Komisionit për strategjitë dhe politikat e ministrisë për Diasporën dhe sektorin e investimeve strategjike.

“Kemi nënshkruar tri marrëveshje në fushën e diasporës me Republikën e Shqipërisë. Ndërsa në fushën e investimeve nga viti 2007 ka pasur rënie të investimeve, ndërkaq presim gjatë këtij muaji të listojmë investitorin e parë strategjik në Republikën e Kosovës”, ka thënë zv. kryeministri dhe ministri I Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi.

EkoHigjiena

Ndërkohë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh deputeti Visar Ymeri, ka kërkuar të informohet për çështjen e Kartonit të Gjelbër dhe zgjidhjen për këtë, ndërkaq ka pyetur edhe për 5 ulëset e rezervuara në Kuvend për Diasporën.

Të rejat në këtë aspekt janë se kemi arritur ta përgjysmojmë tarifën, ndërsa deri në heqjen e tërësishme të policave kufitare po punojmë në këtë drejtim dhe kjo do të ndodhë në fazën e ardhshme. Tani procesi i blerjes së këtyre policave ka avancuar në atë elektronik, për t’i ulur pritjet e diasporës gjatë kthimit në atdheun e tyre. Sa u përket ulëseve të rezervuara për Diasporën, kjo çështje është sa kushtetuese, aq edhe vullnet politik”, është përgjigjur zv. kryeministri Gashi.

Deputetët e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike janë informuar edhe për buxhetin e Ministrisë, funksionimin e fazës së investimeve strategjike, ligjet në fuqi dhe ato që priten të hyjnë në të mirë të Diasporës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.