DYLON

Deputetët: Gjykimi i çlirimtarëve, prek themelet e shtetit

Avatar photo Redaksia

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ngritur shqetësimet e tyre rreth ngritjes së aktakuzës për ish udhëheqësit e UÇK-së, të njohur si grupi i Drenicës. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, ka thënë se është koha e duhur për të dal në shesh e vërteta pasi vetëm ajo krijon besimin pa të cilin nuk mund të jetoj asnjë demokraci.

“Kjo akuzë është e padrejtë. Ne besojmë në luftën e drejtë dhe të pastër të luftës së UÇK-së. Ne besojmë se lufta e pastër e luftëtarëve nuk mund të gjykohet as nuk duhet të dënohen. Këta burra dhe djem që sot po akuzohen ishin shpresa e mijëra qytetarëve por mbijetesë fizike dhe jo e kundërta. Aktakuza e ngritur kundër bashkëluftëtarëve të Adem Jasharit prek vet lirinë dhe themelohet e shtetit të Kosovës. Kjo aktakuzë e ngritur mbi shpifje nga ata që na vranë e masakruan është fyerja më e rënd që i bëhet Drenicës dhe djemve me të mirë të saj. EULEX-i me gjykimin e drejt ndaj luftëtarëve të lirisë mund të përfundoj mandatin e vet me dinjitet pa e devijuar besimin në një mision të parealizuar dhe të devijuar”, ka thënë ajo, transmeton RTK.

EkoHigjiena

Deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi, ka përshëndetur lirimin e grupit të Gjilanit, derisa e ka quajtur si montime politike të gjitha gjykimet ndaj ish ushtarëve të UÇK-së. Ai ka kërkuar që të heqin dorë nga historia pasi lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.