DYLON

Deputetët e VV-së takim me zëvendës ambasadorin dhe konzullen e Hungarisë në Kosovë

Avatar photo Redaksia

Sot dy deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kryetari i Grupit parlamentar, Visar Ymeri, dhe anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane, Ilir Deda, takuan zëvendës Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Dr. Istvan Sipos dhe Konzullen e Hungarisë në vendin tonë, Klara Helga Kokeny-Horvath. Me këtë rast u diskutua çështja e migrimit të qytetarëve të Kosovës drejt vendeve të BE-së dhe trajtimi i tyre.

Deputetët e Vetëvnedosje u interesuan veçanërisht për trajtimin e qytetarëve të Kosovës në Hungari, duke u bazuar në raportimet e medieve, dhe që ky trajtim të jetë sipas rregullave ndërkombëtare që e mbulojnë fushën e azilkërkimit dhe emigrimit.

EkoHigjiena

Po ashtu, deputetët në fjalë kërkuan që në rast të themelimit të një grupi faktmbledhës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, këtij grupi t’i mundësohet qasja tek autoritetet relevante hungareze dhe vendet ku qëndrojnë qytetarët e Kosovës në Hungari.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.