DYLON

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dorëzuan kallëzim penal në Prokurorinë Speciale

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dorëzuan kallëzim penal në Prokurorinë Speciale
Avatar photo Redaksia

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi-Murtezi, Fitim Uka dhe Fitim Haziri, të shoqëruar nga këshilltari Getoar Mjeku, i dorëzuan Prokurorisë Speciale kallëzim penal ndaj dy zyrtarëve të lartë, Armend Zemaj dhe Valbon Krasniqi, përgjegjës për mungesën e oksigjenit mjekësor në spitalet e Kosovës.

“Kallëzimi përmbledh faktet e zbuluara nga hulumtimet e publikuara në media dhe nga puna e deputetëve për veprimet dhe mosveprimet e të dyshuarve në cilësitë e ministrit të Shëndetësisë përkatësisht drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së”, thuhet në komunikatë ne Vetëvendosjes.

“Zemaj dhe Krasniqi dyshohen me arsye se kanë kryer vepra penale të keqpërdorimit të detyrës dhe të ushtrimit të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore-farmaceutike kur kanë dështuar të furnizojnë rregullisht spitalet tona me oksigjen mjekësor për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe kur më pas kanë urdhëruar furnizimin me oksigjen nga kompani të palicencuara. Kallëzimi i tre deputetëve vë në dijeni prokurorinë për faktet kryesore, të cilat prokuroria duhet t’i hetojë në hollësi dhe t’i ndjekë sipas detyrës zyrtare.”, thuhet ttuej në komunikatë.

EkoHigjiena

Keqmenaxhimi i pandemisë po rrezikon jetët e qytetarëve. Lëvizja Vetëvendosje mbetet e përkushtuar ndaj parandalimit dhe luftimit të pandemisë COVID-19, ashtu siç angazhohet për sundimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës, thuhet në fudn të komunikatës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.