Deputetët e Anamoravës të jenë unik për investime dhe përfaqësim në ekzekutiv

Deputetët e Anamoravës të jenë unik për investime dhe përfaqësim në ekzekutiv

Nëntë deputetë dhe përfaqësimi real edhe në Qeveri është ndihmës për zhvillim e investim jo vetëm për Anamoravën, por edhe për trekëndëshin kufitar Gjilan- Kumanovë-Preshevë.

Refik HASANI

Sipas rezultateve nga KQZ-së, të shpallura sot dhe nënkupton edhe të certifikuara, nga zgjedhjet e 11 qershorit, Anamorava do të përfaqësohet me nëntë deputet pa llogaritur deputetë e minoriteteve nga ky rajon.

Kërkojmë dhe presim që këto deputetë të lënë me një anë inatet dhe përkatësit partiake dhe që përfundimisht në legjislaturën e pestë të Parlamentit të Kosovës vërtet të jenë zëri dhe të përfaqësojnë njëmendë Rajonin e Anamoravës i cili është lënë pasdore.

Këta deputetë të posa certifikuar të formojnë një grup jo formal të deputetëve nga Anamorava.

Bashkërisht jo vetëm në seanca parlamentare të Parlamentit por edhe në instanca tjera si Komisione Parlamentare duhet të na përfaqësojnë dhe të ndikojnë në investim.

Sot Gjilani dhe Anamorava asnjë rrugë nuk e ka si rajonet tjera të Kosovës. Të shkosh prej Gjilanit deri në Prishtinë edhe pse distanca është 45 km, na duhen gati një orë e njëzetë minuta. Nuk është më mirë as për në Ferizaj. Mos të flasim si të arrihet prej Kamenice, Bujanoci e Presheve rruga që përmes Gjilanit vazhdohet për Prishtinë, Ferizaj e bregdetin shqiptar.

Investimi në Anamoravë njëkohësisht është përkrahje dhe investim në trekëndëshin kufitarë Gjilan-Preshevë-Kumanovë. Nga ky rajon duhet të ketë përfaqësim në dikastere të ministrive.

Anamorava ka mbetur e anashkaluar në investime dhe në kuadro.

Ky trekëndësh rajonal është duke pësuar humbje, kemi ngecje të shumta në aspektin e zhvillimit të përgjithshëm dhe çështje tjera siç është lidhja me nyjën e rrugës së kombit për në bregdetin shqiptar.

Ne, Gjilani ballafaqohemi me moçalin e ujërave të zeza dhe Lumin Mirusha i cili për një dekadë e gjysmë nuk është përfunduar.

Universiteti publik i Gjilanit në vend që të hapet i pari pas Universitetit publik të Prishtinës ka filluar së punuari i fundit.

E mira të mirës është që Kosova në zgjedhjet tjera të ketë shumë zona zgjedhore, këtë e kemi propozuar shumë më herët pasi Anamorava, nuk do të pret nëntë deputetë të Parlamentit të Kosovës, sikur tani, por sigurisht do te pret mbi 15 mandate.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE