/2L ONLINE/ – Deputetët e Republikës së Kosovës duhet të jenë në nivelin e detyrës dhe ta votojnë demarkacionin jo se këtë po e kërkon komisioni qeveritar, po nga fakti se vendi ku është kufiri më së miri e dinë çlirimtarët e Kosovës, e ata janë ShBA. Fatkeqësisht ne nuk kemi arritur të çlirojmë as një metër të territorit të Kosovës dhe nuk kemi se si të pretendojmë të vendosim për vendin se ku është kufiri dhe aq më tepër, kur atë nuk mundë ta mbrojmë.
Dëmi që pretendohet se i shkaktohet Kosovës nga ky demarkacion nuk mund të tejkaloi shumën e keqpërdorimeve të bëra nga partitë opozitare kundërshtuese te demarkacionit. Ky dëm material është ekuivalent me hektarët e “privatizuar” të Ramushit, 80 milionët e Fatmir Limës dhe 60 milionët e VV e cila për dy vite pushtet në Prishtinë ka qarkulluar me bizneset e veta.
Në anën tjetër, dëmi moral dhe prishja e imazhit të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare është subversive dhe i tejkalon aferat “pronto”. Gjuajtja me arme luftarake e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Lëvizja VV dhe propaganda anti-perëndimore e kësaj lëvizje, i demanton asaj kauzat në “Mbrojtje të Republikës”. Qëllimet e kësaj organizate janë lëvizëse dhe meskine. Shikuar në retrospektive ajo i ngjason “Lëvizjes se Haxhi Qamilit” e cila u organizua nga Rusia, Serbia dhe Greqia për të dëbuar nga Shqipëria Austro-Hungarinë si krijuese dhe mbështetëse kryesore e Pavarësisë se Shqipërisë. /2L ONLINE/