DYLON

Deputetë të Kuvendit vizitë në MFSK-së

Deputetë të Kuvendit vizitë në MFSK-së
Avatar photo Redaksia

Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës qëndruan për vizitë deputetët e Kuvendit të Kosovës, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës (KPPBSMFSK).

Fillimisht në Ministrinë për FSK-në u mbajt takimi i përbashkët i Komisionit Parlamentar dhe udhëheqësve të FSK-së, ku u bë prezantimi i të arriturave, aktiviteteve si dhe planeve për të ardhmen e gjithashtu nga ana e deputetëve u shtruan pyetje si dhe u diskutua për sfidat dhe angazhimet që duhet të ndërmerren për hapjen e mundësive të reja për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.

Nikoqiri i takimit, zëvendësministri Agim Çeku në hapje të takimit u shpreh se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i mirë ndërmjet Ministrisë për FSK-në dhe Komisionit përkatës Parlamentar për Mbikëqyrjen e FSK-së kanë qenë të mira në të gjitha legjislaturat e Kuvendit të Republikës dhe kjo formë e bashkëpunimit dhe koordinimit garanton efikasitet dhe perspektivë të gjithanshme.

EkoHigjiena

Zëvendësministri Çeku gjithashtu tha se FSK-ja është ndërtuar mbi bazën e parimeve: standarde evropiane, FSK-ja i nënshtrohet kontrollit civil dhe demokratik, transparencë dhe llogaridhënia, multietniciteti dhe barazia gjinore.

Zëvendësministri Agim Çeku tha se Ministria dhe FSK-ja janë në pritje të vendimit politik dhe jemi të gatshëm që me punën e pakursyer të MFSK/FSK ta lehtësojmë marrjen e këtij vendimi.

Më pas, nënkolonel Haki Hoti, shef i Departamentit për Modernizim, Standardizim dhe Transformim në MFSK, paraqiti një prezantim të punës, aktiviteteve dhe planeve të MFSK/FSK për të ardhmen, kurse zëvendësdrejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s për MFSK/FSK(NALT), zotëri Mark Theobald bëri një prezantim për misionin, strukturën dhe detyrat e Ekipit të NATO-s që është i angazhuar në MFSK dhe FSK.

Nga ana e tij, kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e FSK-së, deputeti Haxhi Shala u shpreh se si Komisioni është shumë unik rreth FSK-së, pra nuk ka dallim ndërmjet pozitës dhe opozitës sa i përket FSK-së.

Më pas deputetët, anëtarë të Komisionit Parlamentar, Zoran Mojsiloviq, Fatmir Xhelili e Xhelal Sveçla u shprehën të gatshëm për rishikimin e procedurave ligjore, sidomos të fushës së prokurimit publik etj. si dhe shtruan një varg pyetjesh lidhur me zhvillimin dhe profesionalizimin e FSK-së.

Nga ana e tij, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama u shpreh i gatshëm për të dhënë informacion të nevojshëm dhe për të qartësuar dhe familjarizuar më tepër deputetët me sfidat, preokupimet dhe planet e FSK-së për të ardhmen.

Gjeneral Rama u shpreh qartë se FSK-ja si një forcë profesionale dhe multientike i përket gjithë popullit të Kosovës, është në shërbim dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve pa dallim.

Sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, zotëri Shkelzen Sylaj u fokusua kryesisht mbi procedurat ligjore dhe administrative, pastaj buxhetin e Ministrisë dhe FSK-së, duke vënë theksin e veçantë tek procedurat e prokurimit publik që për MFSK-në po paraqesin vështirësi.

Në takim ishte i pranishëm edhe atasheu amerikan i Mbrojtjes pranë Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, kolonel Jaffry Fischer i cili u fokusua në koordinimin e FSK-së me shtetet me të cilat ka marrëdhënie bilaterale si dhe në koordinimin dhe bashkëpunimin e mirë që ka FSK-ja me partnerët strategjikë dhe bilateralë.

Më pas, krerët e FSK-së dhe deputetët vazhduan vizitën në Qendrën për Studime Universitare të FSK-së ku u pritën nga komandanti i Komandës së Forcës Tokësore të FSK-së, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli dhe komandanti i QSU-së, kapiten Vegim Kelani.

Në QSU, deputetët u njoftuan me misionin, detyrat dhe kushtet e shkollës së kadetëve të FSK-së prej ku dalin oficerë të ardhshëm të Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.