Femrat në moshë të re dhe të mesme të cilat janë në depresion, kanë dy herë më shumë gjasa të pësojnë një atak kardiak apo të vdesin para kohe. Sipas një studimi të bërë së fundmi, mjekët kanë dalë në përfundimin se depresioni i vë femrat në një rrezik të veçantë të problemeve të zemrës. Kërkuesit amerikanë shprehen se depresioni mund të shpjegojë numrin e vogël të femrave që mbijetojnë nga infarktet krahasuar me meshkujt.
Dr Amit Shah, autor i studimi dhe asistent profesor i Epidemologjisë në Universitetin Emory në Atlanta, tha: “Femrat në grupmoshën 20-55 vjeçe që vuajnë nga depresioni kanë një rrezik të fshehur më shumë kur pësojnë atak”. Studimi, që përfshiu 3237 persona, zbuloi se femrat kishin dyfishin e mundësisë të pësonin probleme të zemrës dhe të vdisnin për shkak të depresionit.