DYLON

Departamenti Special ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehures J.GJ. për shkak të veprës penale të Spiunazhit

Departamenti Special ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehures J.GJ. për shkak të veprës penale të Spiunazhit
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehures J.GJ., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale të Spiunazhit.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës të datës 02.03.2025, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehures J.GJ., ashtu që të njëjtës i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

EkoHigjiena

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate dhe e domosdoshme, sepse nëse e pandehura lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes, duke pasur parasysh rrethanat dhe mënyrën se si është kryer vepra penale, mund lehtë të arratisen për t’i ikur përgjegjësisë penale. Gjykata po ashtu vlerësoj se nëse e pandehura lihet në liri, e njëjta mund të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë si dhe mund të përsëris veprën e njëjtë penale ose mund të kryejnë sërish vepra tjera penale në rrethana të njëjta ose më të rënda.

Gjykata konsideron se pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se cdo masë tjetër do të ishte e pamajftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale si dhe pengimin e përsëritjes së veprave penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.