DYLON

Departamenti amerikan i Shtetit uron Kosovën për zgjedhjet

Avatar photo Redaksia

Departamenti amerikan i Shtetit ka nxjerrë një deklaratë, në të cilën thuhet se Shtetet e Bashkuara përshëndesin Republikën e Kosovës për zgjedhjet e saj historike të 3 nëntorit. Në deklaratë thuhet se pavarësisht kërcënimeve dhe dhunës që synonte bllokimin e procesit demokratik, populli i veriut të Kosovës ka ushtruar të drejtën e tij për të zgjedhur përfaqësuesit legjitimë, për herë të parë në shumë vite.

Departamenti i Shtetit ka përshëndetur po ashtu angazhimin e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë për nxitjen e pjesëmarrjes së votuesve.

EkoHigjiena

“Organizimi i suksesshëm i këtyre zgjedhjeve është një aspekt i rëndësishëm i zbatimit të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në deklaratë.

Departamenti i Shtetit u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të sigurohen që faza e ardhshme e procesit zgjedhor të zhvillohet në mënyrë paqësore, të lirë dhe të drejtë.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmet në veri të Mitrovicës që dëmtuan zgjedhjet në Kosovën veriore dhe u kërkojnë autoriteteve relevante të Kosovës që të hetojnë dhe të sjellin para drejtësisë përgjegjësit e incidenteve. Ne nuk duhet të lejojmë që dhuna e disa personave të hedhë hije mbi arritjen e rëndësishme që këto zgjedhje përfaqësojnë”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.