DYLON

Dënohet për dy vepra penale me 14 vite e 6 muaj burgim

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, me datë 14.09.2015 ka shpall Aktgjykimin ndaj të akuzuarit I. B., duke e gjykuar me dënim unik prej 14 (katërmbëdhjetë) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim..

I akuzuari I. B., shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës në gjendje të aftësisë esencialisht të zvogëluar mendore është shpallur fajtor, sepse me datë29.09.2013, rreth orës 05:00 minuta, nëfshatin Ponesh të Komunës së Gjilanit, ka privuar nga jeta tani të ndjerin I. B, dhe ka rrezikuar jetën e personit B. B.

EkoHigjiena

Fajtori I. B. me këtërast ka kryer dy vepra penale: vrasje e rëndë, nga neni 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.5të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 18 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, e lidhur me nenin 88 paragrafi 2 të KPRK-së, po ashtu edhe veprën dytë penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga nenin 375 paragrafi 1 të KPRK-së.

Për veprën e parë trupi gjykues e gjykon me dënim prej 13 viteve burgim, si dhe për veprën e dytë në kohëzgjatje prej dy viteve burgim, konform nenit 80 gjykata ia shqipton dënimin unik burgu në kohëzgjatje prej 14 vite e 6 muaj burgim.

Të akuzuarit ka për të iu llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim dhe qëndrimi në Repartin e PsikiatrisëForenzike në ekzaminim klinik në Prishtinë.

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.