DYLON

Dënohet me tetë muaj burg

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Gjyqtari i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj të akuzuarit S. S., shqipton dënimin në kohëzgjatje prej 8 (tetë) muajburg.

Iakuzuari S. S.,serb, shtetas i Republikës së Kosovës është shpallur fajtor, sepse me datë 23.08.2013, rreth orës 12.00 minuta, nëcilësinë e personit zyrtar, si asistent i administratës pranë Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, ka kërkuar përfitim material për vete, në mënyrë që të ushtroj ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personit zyrtar, kështu që nga i dëmtuari F. D. shqiptar shtetas i Republikës së Kosovës, ka kërkuar shumën prej 500 euro, me qëllim të kalimit-dhënies së kundërligjshme të testit me shkrim dhe vozitjes për patentë shofer pranë Qendrës së Patentë Shoferit në Gjilan.

EkoHigjiena

Në ditën kritike i akuzuari S. S. gjersa po pinte kafe me të dëmtuarin, F. D., nga i njëjti kërkon dhe merr shumë prej 500 euro dhe pasi i numëron i fut në xhep, duke i premtuar të dëmtuarit kryerjen e testit me shkrim dhe atë të vozitjes dhe kështu kryen një veprim në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare nga neni 431, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).  

Në dënimin në kohëzgjatje prej 8 (tetë) muaj burg, ka për t’iu llogaritur edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak prej datës 22.08.2013 deri më 20.09.2013.

Ndaj të akuzuarit shqiptohet edhe dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike dhe shërbimet publike në kohëzgjatje prej 1 (një) viti pas mbajtjes së dënimit në burg. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.