DYLON

Dënohet me 4 vjet e 9 muaj burgim Zyhdi Rruga

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Sot, një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka shqiptuar një dënim unik ndaj të akuzuarit, Zyhdi Rruga, në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 9 (nëntë) muaj burgim.

I akuzuari Zyhdi Rruga, shqiptar, shtetas i Republikës së Shqipërisë ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike ose analoge nga neni 273 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), veprën penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 410 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, dhe veprën penale rrezikim i trafikut publik nga neni 378 paragrafi 1 të KPRK-së.

EkoHigjiena

I akuzuari Rruga është shpall fajtor, pasi që me datë 23.02.2014, në ora 11.08 minuta, me rastin e ndaljes nga patrulla e Stacionit Policor në Kamenicë, fillimisht ka refuzuar të hapë bagazhin dhe më pas duke i ikur policisë.

Me që rast, më të arritur në Gjilan shkakton një aksident trafiku dhe shkakton sulm ndaj zyrtarit policor.

Në momentin e ndaljes të akuzuarit iu është nxënë një sasi e substancave narkotike e llojit “marihuanë”, prej 53.740 gramë (pesëdhjetë e tre kilogram e shtatëqind e katërdhjetë gramë), të paketuara në 50 qese.

Ndaj të akuzuarit Zyhdi Rruga vazhdohet paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit në Prishtinë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.