Komisioni Disiplinor ka marrë vendim në lidhje me dy trajnerët e Superligës, Ismet Munishin e Ballkanit dhe Tahir Batatinën e Llapit.
Të dy trajnerët do të jenë të suspenduar për ndeshjen e parë të DigitAlb Kupës së Kosovës, derisa vendimi përfundimtar për ta pritet të vije më vonë.
Munishi është dënuar për gjestete e tij në ndeshjen ndaj Gjilanit, ndërsa Batatina për deklaratën pas ndeshjes me Dritën.
V E N D I M E
ISMET MUNISHI; kryetrajner në klubin e futbollit “ BALKANI “ nga Suhareka me numër të ID kartelës , në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; XVI-të Ipko-Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ Ballkani “ – SC “ Gjilani “ e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë ; raportet zyrtare (minuta e 85 ndëshkohet me karton të kuq për shkak të sjelljeve të gabuara; ofendime dhe provokime ndaj lojtarit kundërshtar). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ; pezullohet pa të drejtë në kryerjen e detyrës së trajnerit në udhëheqjen e ekipit për ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri Ismet Munishi lidhur me rastin. Afati date 28.11.2019.
TAHIR BATATINA ; kryetrajner në klubin e futbollit “ LLAPI 1932 “ nga Podujeva, me numër të ID kartelës 001144M77 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për shkeljes së kodit të etikës sportive në deklarimet e tija lidhur me referimin e ndeshjes së javës së; XVI-të Ipko-Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FC “ Drita “ – FC “ Llapi 1932 “ e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan; raportet zyrtare (pas përfundimit të ndeshjes deklaron për media së “Ky ishte referimi më skandaloz që nga pas lufta“ duke komentuar në mënyrë të pa autorizuar referimin e ndeshjes). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore; I hapet procedura disiplinore deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri Tahir Batatina lidhur me rastin. Afati date 28.11.2019.