DYLON

Dënimi i policëve që arrestuan rojat e Vulinit, i papranueshëm

Avatar photo Redaksia

Lëvizja Vetëvnedosje përmes një komunikate ka bërë të ditur se Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që t’i dënojë me 9 vite burgim, pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët kishin arrestuar rojat ilegale të Aleksandër Vulin dhe se ashpërsia e shtetit të Kosovës ndaj të gjithë atyre që e kundërshtojnë depërtimin ilegal të Serbisë në Kosovë, si dhe toleranca e Qeverisë ndaj strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë, që cenojnë për çdo ditë sovranitetin dhe sigurinë e vendit, janë të padurueshme.

Nuk është më e qartë se për kë po punojnë strukturat e Qeverisë së Kosovës të cilat ndikojnë dhe strukturat e tjera të shtetit siç është drejtësia. A janë këta për sovranitetin shtetëror dhe trajtimin e barabartë të qytetarëve apo për realizimin e planeve të Serbisë për kontroll të brendshëm në Kosovë.

EkoHigjiena

Sistemi i drejtësisë sot është vënë në funksion të Qeverisë, e cila, po sulmon, arreston e burgosë, ata që janë kundër planeve të Serbisë, kurse po i toleron, mbron dhe mbështetë ata që po ia lehtësojnë veprimtarinë Qeverisë së Serbisë në Kosovë.

Vendimi për dënimin e policëve që arrestuan rojat ilegale të Vulinit është i manipuluar politikisht e si i tillë është i papranueshëm. Në këto kushte kërkojmë pushimin sa më parë të një procesi të montuar politikisht nga kërkesat e Qeverisë së Serbisë për policët që mbrojtën sovranitetin shtetëror nga rojat ilegale të Serbisë, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosjes.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.