DYLON

Demush Mehmeti (poezi)

Avatar photo Redaksia

NUK KAM ME FOLË

E di se ti vet ti
Do më kërkosh një ditë
Në një ditë
Kur mundë jet vonë
Shumë vonë
Do më kërkosh kot
Bash krejt kot
Jo s’do më gjësh
Për kuptimin e fjalës sime
Dhe në faqe portalesh
Do hulumtosh
Kur do jet shumë vonë
E s’do takohemi më
Do heshti dhe unë
Kur më nuk kam me folë!

EkoHigjiena

RROTACION

Kjo kohë e sertë tekanjoze ecë e s’ndalon
Shalon buzëmbramje errësirë e hirtë
Dhe gjithë pamjen e sajë skëterr mynxyrë
Ngarkuar nga shumë re të turbullta
Heshtje rëndë plakosë vret e s’kthjellë
Shpresat di të na vetvritët dhe pa lindur
Fjala e mbetur në buzën tharë digjet
Qumshti nënës sonë plle në gji i shterron
Durimi rrëshqet e pelcet si derri në akull
Dita ikë me dritën mbretërin e sajë dorzon
Natës në radhë ja dorzon kuroren
Nata prapë do i dorzohet mengjesit të kthjellët
Dhe ditës plot shpresë tuj pritë në radhë

TË NDODHË NATYRISHT

Rrokullisen ndjenjat të hovshme si janë
Me turrin vruall i pandalshëm
Por si ortek bore në malin e djegur dhe thatë
Pritëm ditën merituar që lehtë s’ndodhë
Kalja shpresës qëndroj e palekundur
Ende po i presim gëzimin e pashijuara
Presin e presim një ditë të na ndodhë
E le të na ndodhë si duhet butësisht natyrisht.

UNË HALLI JEM

Nga shtrati dua të ngritem i freskët dhe kthjellët
Në atë qerpik mengjesi ta pushoj shikimin
Ti hapi krahët nën tingujt e muzikalitetet të ëmbël
Dhuruar nga rrahjet e zemrës sate melodie dashnie
Itëri të shkrihemë shkrihem ngrohtësie thithur nga gjiri yt
Nga ajo buzqeshja jote shprehi e magjishme
Thjesht do të ndihem si mbret i botes vet unë halli jem

KËNGË LOTI

Me një këngë loti dua të dëfrehem
Në rrjedhën e ti pastërti dua të lahem
Lirshëm të shfrehem mos të qahem
Të shprrallëm në vallen e festet së motit
E të ja them më të virgjëres këngë loti

DHE NË BËFSHA MËKAT

Kësaj të voglës
Vogëlsis sime që kam
Për çdo ditë
Çdo të lumen ditë
I rash e po i bie pash më pash
Fatin tim prap e dua
Dhe në koft fat krejt i pa fat
Të tillë krejt kështu si është
Pikën derti nuk kam
Dhe në bëfsha mëkat
Atë më të madhin mëkat
Njeriu mos të më kuptoj
I madh zot ani le të me gjykoj.

LE TË VJENË

Le të vjenë ditë e hyjnishme
Çë çdo ditë unë e pres
Shkurt e trup le ti bjen
Pa hamendje e pa hile le të vjenë
Në këtë tokë ku gjendur jemi
Le ta shtrij shtatin e vet
E të na ikë çdo natë e errët
Ta thej qafën krejt e me ka krejt
E le ta pëlcet një mëngjes i kthjellët
Syrin e turbullt le të naj këndellë
Të thithim ajri si dimë vet
Le të na del ai diell i ngrohët
Në të ngritët në kupë të qiellit
Plot shkelqim le të del
Të na e ngrohë e mos të na djegë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.