DYLON

Dëmtohet rruga në Krilevë të Kamenicës

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Reshjet e mëdha të shiut e kanë dëmtuar seriozisht rrugën Kamenicë – Krilevë e cila pas vërshimeve të mbrëmshe është bërë e pakalueshme në së paku njërin shirit të saj. Rasti është paraqitur natën vonë, ndërsa në ora 03.00 të mëngjesit në vendin e ngjarjes ka dalë drejtori I Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe bashkë me stafin e policinë I kanë vendosur shiritat rrugës për të parandaluar ndonjë fatkeqësi.

EkoHigjiena

Rrugën e dëmtuar e ka vizituar paradite edhe nënkryetari i Komunës Fatmir Matoshi për të parë dëmin e shkaktuar.
“Sot vizituam rrugën e dëmtuar në Krilevë, e cila paraqet rrezik për kalimtarët e sidomos për veturat, andaj deri në rënien e nivelit të ujit kërkohet kujdes i shtuar nga ata që e frekuentojnë këtë rrugë.  Intervenimi në këtë rrugë do të jetë i shpejtë dhe emergjent sepse përmes saj lidhemi edhe me Prishtinën, andaj sado që banorët e Krilevës mund të lëvizin kujdeshëm rruga bëhet edhe më e rrezikshme pë rata qytetarë që nuk janë të kësaj pjese por e frekuentojnë këtë rrugë. Komuna do ti drejtohet edhe Qeverisë së Kosovës për të na dalë në ndihmë në sanimin e gjendjes së krijuar pas vërshimeve të fundit” tha nënkryetari Matoshi.

Përveq rrugës kryesore është dëmtuar një urë që lidh disa shtëpi të Krilevës me rrugën kryesore. Përndryshe uji i rrëmbyeshëm ka marrë me vete trasenë e rrugës duke e lëbnë shtresën e asfaltit në ajër. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.