(2LONLINE) – Reshjet e mëdha të shiut e kanë dëmtuar seriozisht rrugën Kamenicë – Krilevë e cila pas vërshimeve të mbrëmshe është bërë e pakalueshme në së paku njërin shirit të saj. Rasti është paraqitur natën vonë, ndërsa në ora 03.00 të mëngjesit në vendin e ngjarjes ka dalë drejtori I Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe bashkë me stafin e policinë I kanë vendosur shiritat rrugës për të parandaluar ndonjë fatkeqësi.
Rrugën e dëmtuar e ka vizituar paradite edhe nënkryetari i Komunës Fatmir Matoshi për të parë dëmin e shkaktuar.
“Sot vizituam rrugën e dëmtuar në Krilevë, e cila paraqet rrezik për kalimtarët e sidomos për veturat, andaj deri në rënien e nivelit të ujit kërkohet kujdes i shtuar nga ata që e frekuentojnë këtë rrugë. Intervenimi në këtë rrugë do të jetë i shpejtë dhe emergjent sepse përmes saj lidhemi edhe me Prishtinën, andaj sado që banorët e Krilevës mund të lëvizin kujdeshëm rruga bëhet edhe më e rrezikshme pë rata qytetarë që nuk janë të kësaj pjese por e frekuentojnë këtë rrugë. Komuna do ti drejtohet edhe Qeverisë së Kosovës për të na dalë në ndihmë në sanimin e gjendjes së krijuar pas vërshimeve të fundit” tha nënkryetari Matoshi.
Përveq rrugës kryesore është dëmtuar një urë që lidh disa shtëpi të Krilevës me rrugën kryesore. Përndryshe uji i rrëmbyeshëm ka marrë me vete trasenë e rrugës duke e lëbnë shtresën e asfaltit në ajër. /2lonline/