DYLON

Dëmtohen varrezat ortodokse në Binçë, reagon kryetari

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Janë dëmtuar  disa varrezave ortodokse në Binçë, ndërsa ndaj këtij akti ka reaguar edhe kreu i Komunsë s Vitisë Sokol Haliti duke e vlerësuar këtë si një akt vandal që është sulm kundër prosperitetit dhe situatës stabile në komunën e Vitisë dhe  është  në kundërshtim të plotë me respektimin e të drejtave të njeriut, andaj kushdo që qëndron prapa këtij sulmi nuk dëshiron që të ruhen vlerat e shoqërisë sonë, e cila njihet në mbarë botë për tolerancën fetare.

“Dëmtimi i varrezave është në kundërshtim me vlerat e shoqërisë në Kosovë dhe me traditën e tolerancës dhe të respektit ndërmjet njerëzve, religjioneve dhe kulturave të ndryshme. Çdo veprim i dhunshëm i dëmtimit të varrezave të komunitetit serb është në kundërshtim të plotë me traditën dhe ligjet e Kosovës, me përkushtimin institucional të Kosovës dhe për afirmimin e vlerave civilizuese evropiane. Andaj, dënojmë ashpër sulmin ndaj varrezave ortodokse në fshatin Binçë dhe kërkoj nga organet e rendit, respektivisht nga policia e Kosovës që akterët e kësaj ngjarje të dalin para drejtësisë”, thuhet në reagimin e kryetarit të komunsë së Vitisë, Sokol Haliti. /2lonline/.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.