DYLON

DEMOS përgëzon Gjilanin për performancën e lartë, inkurajon të përmbushen disa rekomandime

DEMOS përgëzon Gjilanin për performancën e lartë, inkurajon të përmbushen disa rekomandime
Avatar photo Redaksia

Një ekip i përfaqësueseve të organizatës zvicerane DEMOS, Fatime Rrahmani dhe Dardan Maliqi, kanë vizituar sot Komunën e Gjilanit ku janë pritur nga nënkryetari Arbër Ismajli me bashkëpunëtorët.

Qëllimi i takimit ka qenë për të parë nga afër rezultatet e performancës në disa tregues, ndërkaq e kanë përgëzuar Komunën e Gjilanit për performancën e lartë të treguar në për vitin 2016 dhe 2017, duke inkurajuar që të përmbushen disa rekomandime të rëndësishëm .

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, ka falënderuar DEMOS për vlerësimin e lartë për Gjilanit, duke thënë se shpërblimi me tri grante është një motiv edhe më i madh për ta rritur edhe më shumë performancën.

EkoHigjiena

Ai ka shfaqur zotimin se të gjitha rekomandimet e DEMOS në disa indikatorë do të plotësohen në afat rekord, duke shpresuar se granti i performancës për Gjilanin në vitin e ardhshëm do të jetë edhe më i madh.

Ismajli në fund ka falënderuar ekipin e performancës në krye me koordinatorin Ibrahim Ademi për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë në këto dy vite, të cilët ia kanë sjell Gjilanit tri grante në vlerë prej mbi 500 mijë euro.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.