Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) Haki Demolli priti sot në takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, z. Qemal Minxhozi. Me këtë rast, ministri Demolli në emër të Ministrisë dhe të FSK-së fillimish i shprehu ngushëllimet më të sinqerta ambasadorit Minxhozi për vdekjen aksidentale të dy oficerëve të Forcave Ajrore të Republikës së Shqipërisë, kapiten Florian Deliaj dhe toger Donald Hoxha.
Gjithashtu Ministri Demolli me ambasadorin Minxhozi biseduan edhe për bashkëpunimin në mes Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së FSK-së.
Gjatë takimit të sotëm, Minmsitri Demolli dhe ambasadori shqiptar z. Minxhozi biseduan edhe rreth organizimit të vizitës së shqiptarëve në qytetin e Kukësit, në përkujtim të shpërnguljes shqiptarëve të Kosovës gjatë vitit 1999.
Nga ana e tij, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Minxhozi falënderoi ministrin Demolli për pritjen, si dhe rikonfirmoi vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen në mes dy shteteve.