Demiri: Të ndihmohen të prekurit me COVID-19, së paku me nga 200 euro

Demiri: Të ndihmohen të prekurit me COVID-19, së paku me nga 200 euro

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, Xhevat Demiri, tha se në cilësinë e qytetarit ka një kërkesë për këtë organ, që ka të bëjë me nevojën për t’u ndihmuar të prekurit me COVID-19.

“Kam një kërkesë që besojë se është legjitime dhe e drejtë, që ata që kanë qenë të prekur nga COVID-i t’u bëhet një kompensim. Shumica e komunës po e bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë Demiri, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Demiri, i cili është edhe mjek – infektolog, tha se e di koston e tyre, që është e lartë, sepse përballet me ta për çdo ditë, dhe se do të ishte lehtësim për ta, nëse do t’i ndihmonim sadopak.

“Do të duhej t’i ndihmonim së paku me nga 200 euro”, ka thënë Demiri, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit. /2LONLINE.com/

KOMENTE