DYLON

Demiri: Arsimi dual po vazhdon në komunën e Gjilanit

Demiri: Arsimi dual po vazhdon në komunën e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e fuqizimit të bashkëpunimit, nënshkruhen marrëveshjet për vazhdimin e arsimit dual për nxënësit e shkollës së mesme të Agrobiznesit të Komunës së Gjilanit.

Albana Demiri, drejtoreshë e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, ka bërë me dije se në bizneset: “Astoria”, “Bujana”, “Planeti”, “Koha bar”, nxënësit e kësaj shkolle do të praktikojnë atë që e mësojnë në shkollë, sepse teoria pa praktikë është e mangët dhe nuk sjell perspektivë.

EkoHigjiena

“Faleminderit biznesëve për mundësinë e bashkëpunimit dhe drejtorit të shkollës së Agrobiznesit, Xhelal Jetishi për angazhimin në realizimin e kësaj marrëveshje. Punët e mira nuk kanë të ndalur”, ka thënë drejtoresha Demiri.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.